Kongresi i dytë i ASH-së, Zijadin Sela rizgjedhet kryetar i ASH-së
Një zëri është votuar në kongresin e dytë të ASh-ës....

Një zëri është votuar në kongresin e dytë të ASh-ës, edhe për katër vitë në kyre të partisë Zijadin Sela.
Edhe pse i njëjti erdhi në kongres me Arben Travarain i cili mendohej se do ishte kundër kandidat i Selës, por i njëjti nuk kandidoi.
Ziadin Sela pas zgjedhjes tha se do punojë edhe më shumë që ASH të rritet dita ditës, platforma e ASh është decentralizimi sa më parë, modelit zgjedhorë si dhe populli shqiptar mos quhet si përqindje, por si bashkë shtetëformues.
“Ne votuam platformën ku janë të parpara disa shtylla në ASh. Shtylla kryesore dhe e para është barazia, ne nuk duhet të harrojmë se vazhdojmë të jetojmë në një shtet që barazia është e thellë. Kjo pabarazi shihet edhe në dokumentet kryesore të cilët janë në shtet, siç është edhe Kushtetuta. Ne vazhdojmë të mendojmë që Maqedonia përdorimim e gjuhës shqipe ta rregullojë me kushtetutë. Maqedonia patjetër duhet të ju përshtatet rrethanave si shtet, duhet të jetë e organizuar me një demokraci konsensuale. Decentralizimi i mirfilltë i pushtetit është një elemnet të cilin ASH ka kohë që e promovon. Ne synojmë modelin zgjedhor me 8 njësi, dhe synojmë gjithashtu që Diaspora të votoj për vendëlindjen” – u shpreh Kryetari i ri i vjetër i ASH-së, Ziadin Sela.
Por Latif Arifi, njëri nga themeluesit e Lëvizjes për Reforma në PDSH e kundërshton zgjedhjen e Selës, në krye të ASH-ës. Ai gjithashtu tha se ata nuk janë lejuar që të marrin pjesë në këtë kongres.
“Ishte e rendit që ai të reflektonte dhe për më tepër ai ka bërë shkelje statutare me rikandidim e tij, pasi mandati aktual është i kufizuar në dy mandate dhe Ziadin Sela ka konsumuar dy mandate. Unë kam marrë pjesë në dy Kongrese, më 10 mars të vitit 2015 dhe me 22 mars të vitit 2018, pavarësisht se si janë quajtur, të LR-PDSH apo të Aleancës. Ky është Kongresi i tretë i Aleancës. Zgjedhja e Ziadin Selës është jo legjitime dhe ne do ta kontestojmë këtë në organe gjyqësore në emër të themeluesve të partisë” – tha anëtari i ASH-së, Latif Arifi.
I pyetur Sela se pse nuk janë lënë që zërat kritik të marrin pjesë në kongres, ai tha se askujt nuk ia kemi marrë të drejtën për të qenë pjesë e këtij kongresi, kam bërë thirrje që brenda partisë t’i kanalizojmë këto pakënaqësi.
Sela tha se ky është mandati i tij i fundit në krye të ASH-ës, dhe paraljamëroi koalicione pas zgjedhje pasi siç tha të gjithë partitë duhet të punojnë fortë që ta forcojnë veten e tyre. (Visar Sadiki, TVM2)
