Ndryshimi i orës ndikon te personat me probleme shëndetësore

27.03.2022 19:02

Pas kalimit të orës dimërore në atë verore....

Pas kalimit të orës dimërore në atë verore, ka ndikuar te qytetarët, si në kokëdhembje, pagjumësi, luhatje humori, ndryshim të  plotë të bioritmit, për disa të tjerë nuk ka dallim.

“Po ndikon, unë sot p.sh nuk funksionoj, megjithatë kjo do të kalojë do të adaptohemi”.

“Nuk ka ndikim” – thanë dy qytetarë për TVM2.

“Po, unë shpejt adaptohem”

“Po, te unë ka ndikim ndërrimi i orës, sepse mendoj se për një orë ndryshohet edhe koha edhe organizmi i njeriut derisa të mësohemi” – thanë disa qytetarë tjerë.

Për këtë temë ka shumë analiza dhe mendime, se vallë a është e nevojshme që të bëhet kalimi i orës dimërore në atë verore.

Shkencëtarët besojnë se lëvizja e orës mund të ndikojë tek njerzit në problemet shëndetësore. Nga ndihma e shpejtë thonë se çdo ndryshim ndikon, veçanërisht tek të sëmurët kronik.

“Jeta në ambientet e mbyllura, mënyra e jetesës, pastaj jeta me maska dhe largimi nga natyra të çon në shanset më të vogla për tu adaptuar në ndryshimet e kushteve të motit. Sa i përket simptomatologjisë mendore, paraqiten ndryshime siç janë: apatia, ndryshime në disponim, pagjumësi, depresion, ndërsa sa i përket simptomatologjisë fizike qytetarët ankohen se kanë kokëdhembje, dhimbje muskujsh. Sot kemi rritje të numrit të pacientëve me tension të lartë të gjakut dhe dhimbje të gjoksit” – u shpreh Elena Kareva, mjeke në Ndihmën  e Shpejtë.

Mjekët rekomandojnë  që qytetarët të largojnë stresin, të rregullojnë gjumin si dhe të dalin sa më shumë në natyrë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)