Maqedoni

Shkup, sanksionohen 264 shofer, 76 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

28.03.2022 09:26

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 264 sanksione. 
 
Shtatëdhjet e gjashtë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtëdjet e tre për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistëm, trishjet e gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe njëzet e pesë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi.
 
Gjithashtu janë shqiptuar katër gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për automjete të paregjistruara, nëntë masa për shoferin fillestar dhe katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.