Botë

Zelensky: Boris Johnson po ndihmon më shumë se liderët e tjerë

28.03.2022 09:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lavdëruar homologun e tij Boris Johnson dhe Britaninë e Madhe...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lavdëruar homologun e tij Boris Johnson dhe Britaninë e Madhe për mënyrën sesi kanë reaguar  ndaj luftës në Ukrainë.

Në një intervistë me revistën Economist, ai tha se Britania në anën e Ukrainës dhe nuk është treguar asnjëanëse duke mbajtur balanca edhe me Rusinë.
 
“Për të qenë i sinqertë, Johnson është një udhëheqës që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është një shembull”, tha presidenti ukrainas.
 
Zelensky dhe Johnson kanë qenë në kontakt të rregullt përmes telefonit gjatë pushtimit./Top Channel