Botë

Luftimet në Ukrainë, palët në përpjekje për raund të ri të bisedimeve

28.03.2022 10:16

Turqia, pritet që sërish të jetë nikoqire e një raundit të ri të bisedimeve Rusi-Ukrainë....

Turqia, pritet që sërish të jetë  nikoqire e një raundit të ri të bisedimeve Rusi-Ukrainë.

Negociatori ukranas David Arakhamia, tha se bisedimet mes dy delegacioneve do të jenë të drejtpërdrejta me prani fizike, dhe do të zhvillohen në Turqi më 28 dhe 30 mars. Nga ana tjetër homologu i tij rus shkroi se bisedimet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën. Praprakisht në Turqi  u zhvilluan bisedimet e nivelit të lartë midis ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe të Rusisë më 10 mars, të cilat përfunduan pa ndonjë përparim.Njoftimi për takimin vjen pas dy javësh bisedime online dhe disa raunde bisedimesh të drejtpërdrejta, të cilat nga pala ukrainase janë cilësuar si “shumë të vështira”.