Maqedoni

Bërdo/Slloveni, Xhaferi, në takim me krerët e parlamenteve të BE-së

28.03.2022 11:31

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të BE-së...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të BE-së, që mbahet më 28 dhe 29 mars 2022 në Bërdo pranë Kranjit, nën organizimin e Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, si kryesuese me BE-ne.
 
Në këtë eveniment do të marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, të vendeve kandidate dhe partnerëve të Parlamentit Evropian.Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, Kryetari i Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiç, Kryetari i Këshillit Nacional i Republikës së Sllovenisë, Allojz Kovshca dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, me fjalimet e tyre do e hapin këtë konferencë.