Botë
Zgjedhjet lokale në Mal të Zi, fitore apsolute partisë “URA” dhe koalicionit
28.03.2022 11:57
Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq, shpalli fitoren absolute në zgjedhjet në Ulqin të koalicionit "Për një fillim të ri"...
Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq, shpalli fitoren absolute në zgjedhjet në Ulqin të koalicionit "Për një fillim të ri", i cili përbëhet nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partisë Demokratike.
“Ulqini ka një kryetar të ri dhe quhet Omer Bajraktari. Siç e njoftuam, lista jonë është më shumë se dy herë më e fortë se vendi i dytë,” tha Abazoviq. Ai tha se ulqinakët kësaj radhe nuk kanë pasur dilemë. Ai theksoi se ka përcjellë prej kohësh politikën lokale, pa kujtuar se ndonjë koalicion ka pasur një rezultat të tillë.
Në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 qytetarë. Sipas rezultateve preliminare, Lista e Koalicionit Shqiptar fitoi gjashtë mandate, ose 17.14 për qind, Mali i Zi Demokratik dy ulëse dhe Aleanca Për një Fillim të Ri, e përbërë nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partia Demokratike, 14 mandate apo 42.61 për qind. Forca fitoi pesë ulëse dhe lista e kryesuar nga DPS gjashtë ulëse.
