Maqedoni

Maqedonia e Veriut dëboi pesë diplomatë të tjerë rusë

28.03.2022 13:54

Ministria e Punëve të Jashtme shpalli të padëshirueshëm edhe pesë diplomatë të tjerë në Ambasadën ruse në Shkup....

Ministria e Punëve të Jashtme shpalli të padëshirueshëm edhe pesë diplomatë të tjerë në Ambasadën ruse në Shkup. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia e ka shpallur Maqedoninë e Veriut shtet armik

Pesë diplomatë të tjerë rusë, të cilët, sipas Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, kryenin aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës, janë shpallur të padëshirueshëm në vend, njofton MPJ. Vendimi i është njoftuar ambasadorit rus Sergei Baznikin në Shkup dhe atij i është dorëzuar nota diplomatike me të cilën pesë punonjës të ambasadës ruse janë shpallur persona non grata. Ministria e Punëve të Jashtme pretendon se diplomatët e përmendur kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe se në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.