Maqedoni

Situta me COVID-19 në RMV, DiGiovanni: Askush nuk e di, ti respektojmë masat

28.03.2022 14:21

Situata me COVID-19 në vend është stabile, nuk është siç ka qenë në janar...

Situata me COVID-19 në vend është stabile, nuk është siç ka qenë në janar, mirëpo askush nuk e di dhe nuk mund të parashikohet se si do të vazhdojë më tutje, tha përfaqësuesja e Fondit të OKB-së për Fëmijët, Patricia Di Giovanni. Në pyetjen, se si e komenton përfshierjen e 40 për qind të vaksinimit kundër COVID-19 në vend, dhe nëse fushatat ishin të dobëta, ajo tha se është një çështje shumë komplekse, pasi kishte pasur shumë dezinformata në media.
 
“Komuniteti  duhet të kujdeset për komunitetin. Nëse në ndonjë komunitet nuk kemi raste me COVID-19, mund të zvogëlohen masat gjegjesisht nuk ka nevojë për mbajtejn e maskave. Por nëse ka raste atehëre duhet tu përmbahemi masave. Duhet të kemi besim në punën e komisionit. Mund të them se shkallë e ngjashme e vaksinimit ka edhe ne shumë vende të tjera por për momentin nuk mund ta caktojmë fajin. Kur filloi pandemia ne nuk menduam se ajo do të zgjasë dy apo tre vjet. Unë mund të them se kam marrë tre doza të vaksinës dhe plotësisht besoj në vaksina dhe i ftoj edhe të tjerët që të vaksinohen.”, tha Patrisija DiXhovani, përfaqësuese e Fondit të OKB-së për Fëmijët.  
 
Për momentin DiXhovani tha se mund të jemi më të relaksuar, por duhet edhe më tej të respektojmë masat dhe të kemi kujdes në ndërveprimin social.
 
“Unë çdoher kur relaksohem pak, dhe mendoj se do të përfundojë pandemia, paraqitet ndonjë variant i ri, por me rëndësi është të kemi besim në informacionet shkencore, dhe jo në thashethëmet që përhapen ndër njerëz.”, tha DiXhovani.
 
Këtë deklaratë për media e dha Di Xhovani  para fillimit të ngjarjes përfundimtare të programit "Shërbime të sigurta dhe inovative shëndetësore në kohën e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut", të zbatuar nga Fondi i OKB-së për Popullsinë, Fondi i OKB-së për Fëmijë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI