Maqedoni
Ndotja e ajrit në Shkup, biomasa, transporti dhe industria ndotësit kryesorë
28.03.2022 14:45
Përdorimi i Biomasës përkatësisht drurit, transporti dhe industria janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në kryeqytet....

Përdorimi i biomasës përkatësisht drurit, transporti dhe industria janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në kryeqytet. Këshut ka konstatuar një studim i kryer me pajisje laboratorike të sofistikuara në Universitetin Goce Delcev. Misnitri i ambientit Naser Nuredini thot se duhet angazhuar në kontrollimin e ndotësve në vend të cilët punojnë pa lejen e interguar A dhe B.
“Kemi bërë një hulumtim dhe kemi njohuri se ku dhe me çka ngrohen. Siç e dini kemi bërë ndryshimin e ngrohjes në spitalin e Çairit, vazhdojmë edhe në Strumicë dhe qytetet tjera. Hulumtohet edhe në Tetovë. Jemi në krizë energjetike që tregon se ndryshimi është shum i rëndësishëm, jo vetëm për uljen e ndotjes së ajrit por është e rëndësishme të vazhdojmë me këto investime. Besojmë në periudhën e ardhëshme të vazhdojmë hap pas hapi të bëjmë ndryshimin në ngrohjen. Do të hulumtohen edhe më shum peletat që përdoren në shtetin tone të shohim nëse janë të cilësisë së duhur.”, tha ministri i mjedisit, Naser Nuredini.
“Gjysma e shkollave në ambientin urban në Shkup ngrohen me naftë ose mazut. Me siguri ka edhe institucione tjera që ngrohen, apo industria shfrytëzon mjaft mazut për ngrohje, apo lëndë tjera të ngrohjes.”, tha Dejan Mirakovski, profesor në universitetit “Goce Dellçev”-Shtip.
“Bio masat janë ndotësit më të mëdhej por patjetër të përballemi së bashku edhe me ndotjen e ambientit të shkaktuar nga ndotja e ajrit. Në Suedi për shebull kemi përkrahje të plotë për cilësinë e ajrit por punojmë edhe në sfera tjera që lidhen me menaxhim me mbeturina. Me UNICEF-in kemi program edukativ për punë në shkolla për ndryshimet klimatike.”, tha ambasadorja e Suedisë në RVM, Kristin Forsgren-Bengtson.
Njëherit u kërkua që qendra teknike ta zbatojnë ligjin gjat kontrollit të automjeteve, ndpërsa MPB ti kontrollojë automjetet në komunikacion të cilat vërehet se lëshojnë tym të zi, me çka e ndotin ajrin.
GYLTENE SINANI
