Maqedoni
Bisedimet me Bullgarinë, Petkov: Ka përparime, jemi optmist
28.03.2022 15:07
Maqedonia e Veriut i takon familjes evropiane dhe Sofja zyrtare dëshiron ta arrijë këtë rezutat, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov...

Maqedonia e Veriut i takon familjes evropiane dhe Sofja zyrtare dëshiron ta arrijë këtë rezutat, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov. Duke mos zbuluar detaje, Petkov theksoi se bisedimet me Shkupin po lëvizin në drejtim të duhur dhe në disa fusha ka përparime të caktuara. Potencoi nevojën për avancimin e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.
“Kemi lajme të mira për pjesën e bisedimeve dy palëshe mes ministrive të ndryshme. Siç e dini, vazhdimisht nënshkruajmë memorandume. Kemi lajme të mira edhe për komisionin e historisë. Disa çështje që ishin të rënda të tejkalohen tash duken të mundshme për t’u tejkaluar. Jam optimist për tërë procesin, se do të arrijmë me Dimitarin gjithçka që vizatuam, sa më shpejt.”, tha kryeministri i Bullgarisë, Kril Petkov.
Integrimi ne BE, Kovaçevski: Shtyerja e negociatve, destabilizon rajonin
Kryeministri Kovaçevski sërish me mesazhin se shtyerja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian tashmë po bëhet politikë e sigurisë për rajonin. Shtoi se Maqedonia e Veriut i mbetet besnike politikës së mirë fqinjësore, sidomos në raport me Bullgarinë.
“Zgjerimi i Bashkimi Evropian në thelb po bëhet politikë e sigurisë dhe ngecja në këtë proces krijon destabiltet shtesë për rajonin, për shkak se ka disa tendenca negative dhe krijon hapsirë për impakt të keq nga palët e treta. Shtyerja e bisedimeve drejt BE-së për vendet e rajonit jep dilema që mund të rezultojnë me uljen e besimit tek qytetarët në BE. Megjthatë, edhe përkundër këtyre sifdave RMV mbetet fuqishëm e përkushtuar në mbajtjen e raporteve fqinjësore.”, tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Katër kryeministrat të vendeve të NATO–s nga Evropa Juglindore, ai i Rumanisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë diskutuan strategjitë e sigurisë nga konteksti i pushtimit ushtarak rus. Tema tjera të bisedimeve ishin: energjetika dhe shkëputja e varësisë nga gazi rus, lidhshmëria e koridorit 8, atij jugor si dhe bashkëpunimi ekonomik.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
