Maqedoni
Konferenca e kryetarëve të parlamenteve, Xhaferi apelon për fillimin e negociatave
28.03.2022 15:20
Kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, ato të vendeve kandidate dhe partnerëve të Parlamentit Evropian...

Kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, ato të vendeve kandidate dhe partnerëve të Parlamentit Evropian janë mbledhë në Bërdo të Sllovenisë në një Konferencë për të diskutuar rolin e parlamenteve në zbatimin e politikave të gjendjes së jashtëzakonshme.
Në margjinat e Konferencës, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka realizuar takim dupalësh me nikoqirin slloven, Igor Zorçiç, nga i cili ka kërkuar që Sllovenia si shtet anëtar i BE-së të ndikojë në përshpejtimin e negociatave për anëtarësim. Njëkohësisht ka njoftuar homologun e tij për zhvillimin e marrëdhënieve me Bullgarinë në drejtim të zgjidhjes së kontestit dypalësh.
“Kryetari Xhaferi apeloi për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, që i përmbushën kushtet për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa çështjet e hapura të zgjidhen në etapa gjatë negociatave.”, - thuhet në kumtesën e Kuvendit.
Zorçiç: BE, unike që zgjerimi të lëvizë përpara
Ndërkaq, kryeparlamentari Zorçiç ka konfirmuar qëndrimin e vendeve të BE-së se procesi i zgjerimit duhet të lëvizë me ritëm të përshpejtuar.
“Si kryetar i një vendi që deri para pak kohë kryesonte me Këshillin e Bashkimit Evropian, ai theksoi se edhe krahas dallimeve që ekzistojnë ndërmjet vendeve të Unionit dhe qëndrimeve të tyre rreth temave të caktuara, është pajtim i përgjithshëm se procesi i zgjerimit doemos të lëvizë përpara me ritëm të përshpejtuar dhe t’u mundësojë vendeve të Ballkanit të përparojnë në atë rrugë.”, - thuhet në kumtesën e Kuvendit.
Në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të BE-së do të diskutohet edhe për rolin e Bashkimit Evropian si garantues i stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon dhe në fqinjësinë më të gjerë.
SHPËTIM NUREDINI
