Botë
Lufta në Ukrainë, raund i ri bisedimesh
28.03.2022 16:18
Raundi i ri i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon në Turqi dhe do të zgjasë deri të mërkurën e kësaj jave...

Raundi i ri i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon në Turqi dhe do të zgjasë deri të mërkurën e kësaj jave. Prioritetet e Kievit mbeten të njejta: sovraniteti dhe integriteti territorial, tha Zelenski, i cili shtoi se ishte gati për të deklaruar neutralitet dhe t’i ofrojë Rusisë garanci të sigurta, duke përfshirë statusin pa armë bërthamore, por vetëm nëse Putini është dakort për një takim kokë më kokë, që të ndërmerret vendim për ndërprerjen e konfliktit.
“Përgatitet një raund i ri bisedimesh, prioritetet tona janë të qarta, sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës, këto nuk janë të dyshimta, efektet e garancisë së sigurisë të shtetit tonë janë të detyrueshme. Duhet patjetër të bëjmë marrveshje,por që të arrihet deri të marrveshja, Putini duhet të dal prej atje më këmbët e tij dhe të vijë të takohet më mua.”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.
Shefi i diplomacisë Turke, Mevlut Çaushogluu, beson se bisedimet në Stamboll do të sjellin paqen në Ukrainë.
“Jemi të vetëdishëm për përgjegjësitë që burojnë nga besimi që kanë të dyja palët ndaj Turqisë. Besojmë se bisedimet do të rezultojnë me armpushim të përhershëm dhe do të mundësojnë paqe,” ka shkruar Çaushogllu në TWITER.
Sulmet e Rusisë vazhdojnë, numri i viktimave vjen duke u rritur
Ndërkohë bombardimet vazhdojnë, është shkatërruar një fshat afër Kievtit, njerëzit përpiqen të rregullojnë dëmet e shkaktuara. Është goditur edhe çerdhja lokale.
“Do doja që e gjitha kjo të rregullohet, të ketë paqe dhe miqësi. Është shumë keq kur fëmijët vuajnë, deri tani 135 kanë humbur jetën. Kjo nuk është në rregull. Fëmijët nuk janë fajtorë për asgjë.”, u shpreh nje qytetare.
Pasi ushtria ruse pësoi humbje të konsiderueshme, ata kanë filluar të tërhiqen nga rrethina e Kievit sepse janë përballur me rezistencë serioze, njofton ushtria ukrainase.
“Momentalisht hlikopterët janë tërhequr dhe kanë zënë pozicione mbrojtëse, shumë prej ushtarëve janë vrarë. Ndoshta ata menduan se këtu është Krimeja, por kjo nuk është Krimeja.”, njoftohet nga ushtria ukrainase.
Sipas kryetarit të Çernobilit, Juri Formiçev, forcat ruse e kanë lëshuar edhe qytetin Sllavutoç, ku ishin vendosur të punësuarit e centralit bërthamore. Vlersimet e fundit të Univerzitetin Ekonomik të Kievit tregojnë se dëmet matriale nga lufta në Ukrainë kanë arritur rreth 63 miliard dollar.
FARIJE DAUTI BAKIU
