Botë
SHBA financon klinikën juridike në UT, Bërns: Po ballafaqohemi me një moment të vështirë
28.03.2022 16:47
Në Universitetin e Tetovës, ka që qëndruar Ambasadorja e SHBA-së, ku bashkë me studentet e Fakultetit Juridik...

Në Universitetin e Tetovës, ka që qëndruar Ambasadorja e SHBA-së, ku bashkë me studentet e Fakultetit Juridik, kanë ndjekur projektin e financuar nga SHBA. Klinika Juridike do t`ju shërbejë studentëve për të parë në praktikë se si kryhen hetimet e organeve të drejtësisë në raste të ndryshme të dhunës, dhe aksidenteve . Ambasadorj e SHBA-ve tha se ne kalojm në një kohë të vështir,me luftën në Ukrain, ku të gjithë demokracit janë bërë bashke kundër agresionit rus, dhe sipas saj ky aktivitet i sotëm në UT sa do që të duket i vogël ka vlera dhe përgjegjësi ndaj njerzive.
“Ne po kalojmë në një moment të vështirë, me agresionin e dhunshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, që është një moment i rëndësishëm për demokracinë dhe demokracitë rreth gjithë botës janë bërë bashkë, ku SHBA-të janë në krah me Maqedoninë dhe aleatët e tjerë, për të luftuar për demorkacinë dhe për të gjitha vlerat për të cilët ne qëndorjmë dhe në thelb është sundimi i së drejtës, dhe ky aktivitet sot sa do që mund të duket i vogël është një hap i rëndësishëm sepse është një investim në atë lloj sistemi për të cilin neve kemi përgjegjësi ndaj njerëzve, prandaj me këtë klinikë juridike ne bëjmë një investim për të ardhmen.”, deklaroi Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kate Marie Byrnes.
Dekani i fakultetit Juridik Qebir Avziu, tha se deri më tani studentët tanë kanë mësuar më shumë teori se sa prakit, ai tha se me këtë projekt që financihet nga SHBA -ja do ju mundësojet studentëve të mesojn më shumë praktik.
“Qëllimi është që studentët pasi të kryenë fakultetin juridik,të jenë të gatshëm të implementojn drejtësin në praktik. Studentët tanë deri tani më shumë i kanë kushtuar mësimit teorik e jo atij praktik. Qëllimi i kesaj klinike që finacohet nga SHBA-ja,është pikërisht kjo që në të ardhmen studnetët tanë të kenë më shumë praktik,dhe të dinë si bëhët puna në praktitk.”, tha Qebir Avziu, Dekan i fak. Juridik.
Ditë më parë Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup tha se qytetart i besojn drejtësis vetëm, 8%.Ndërkohë ekspertët Juridik thanë kjo përqinde është e vogel e për këtë qëllim ne mundohemi që të krijojm gjenerata me etik të lart pasi gjygjëqsori yn ka nevojë për njerez të pa koruptuar dhe me moral të lartë.
VISAR SADIKI
