Maqedoni

Gjykimi "parcelat në vodno", Mijallkov mohon të ketë faj

28.03.2022 17:49

Pas pranimit të aktakuzës në rastin "parcelat në vodno" nga ana e të akuzuarve Risto Novaçevski, Orce Kamçev dhe Nenad Josifoviq...

Pas pranimit të aktakuzës në rastin "parcelat në vodno" nga ana e të akuzuarve Risto Novaçevski, Orce Kamçev dhe Nenad Josifoviq ku shpjeguan se si e kanë ndihmuar ish kryeministirn Nikolla Gruvski të fsheh firmën dhe parcelat e blera me parat e antarësimeve në VMRO-DPMNE, dëshmoi edhe i akuzuari Sasho Mijallkov i cili akuzohet se ka ndihmuar Gruevskin në larje parash.
 
Mohoi të ketë dhënë udhëzime se si të veprohet e as të ketë dhënë mjete që të ketë larje parash. Sipas tij nuk ka as një gjendje faktike e cila vërteton se ai e ka kryer atë vepër.
 
“As njëherë ,askush nga unë nuk ka kërkuar ti ndihmojë të fsheh ndonjë pronë të jashtëligjshme. Atë vetëm Aleksandar Ivanovski e ka thënë dhe askund nuk pamë dëshmi për të. Nuk kam njohuri për para jolegale .Nuk kamë pasur pik prekëse me arkën e partisë. Askush nuk ka përmendur se atje mungojnë para. Aq shumë para të mungojnë dhe askush të mos e kuptojë, kjo mua nuk më duket e besueshme.”
 
“Klienti im qartë tha se diçka që nuk ka ndodhur në gjykimore. Mos më besoni mua e as të akuzuarve të tjerë,besojuni dëshmitrëve, të gjithë janë të prokurorisë. Kjo tregon se mbrojtja e tij është në materialet e dëshmive të prokurorisë e cila nuk arriti me as një fjalë të mbulojë nga ajo që thuhet në aktakuzë”, theksoi avokati i Mijallkovit, Zvonko Davidoviq.
 
Gjykimi "parcelat në vodno" deklata e Kamçevit sjell dëshmitarë të ri 
 
Seancën e kaluar gjyqësore Kamçev kishte deklaruar se me këto paratë e partisë Gruevski i ka blerë parcelat në Vodno dhe më pas ka bërë ndërrim me tre banesa luksoze në “Panorama rezidens”gjithashtu në Vodno dhe të njejtat ia ruan dhëndërri i  Kamçevit, Meto Stojçevski.
 
Në cilësin e dëshmitarit Meto Stojçevski pronar i një firme që mirret me ndërtimtari, para trupit gjykues deklaroi se Mijallkov i ka kërkuar një firmë për Gruevskin që të kalohet pronë, firmë ka kërkuar edhe Kamçev që përmes pjesmarrjes në ndërtimin e “Panorama Rezidenc” më pas firma ti jap pjesën e sajë dhe të marrë 3 banesa.
 
Tre banesat e përmendura edhe sot janë nën pronësi të firmës “SS investment” pronar i të cilës është dëshmitari, por që siç tha në gjykatë nuk ndjehet se është pronar i banesave.Tha se Gruevski asnjëherë personalisht nuk i ka kërkuar ndonjë firmë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI