Botë
COVID-19 në Kosovë, dy të vdekur dhe 16 raste të reja
28.03.2022 18:44
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,648.
Në total numri i rasteve aktive është 597. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.268 doza të vaksinës. Deri më sot 820,020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
