Botë
Shqipëri: 504 qytetarë aktivë me COVID 19, 14 pacientë në spital
28.03.2022 19:11
504 qytetarë janë aktivë me COVID në vendin tonë, ndërsa 14 pacientë po marrin trajtim në spitale...

Nga 804 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë. 15 janë regjistruar në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër, 1 në Kukës, Lushnjë, Berat.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk mundi ta fitonte betejën me COVID-in një 82-vjeçar nga Tirana.
Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,463 që nga fillimi i epidemisë.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.
