Maqedoni

Parashikimi i motit

29.03.2022 09:00

Këtë të martë vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike...

Këtë të martë vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2°C deri në 7°C, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 14°C deri në 19°C.
 
Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 7°C ndërsa maksimlaja do të arrijë në 18°C.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.