Maqedoni

Shkup, sanksionohen 153 shoferë, 32 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

29.03.2022 09:18

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 sanksione.
 
Tridhjetë e dy sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë  gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tre sanksione për automjete të paregjistruara. 
 
Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për shoferë fillestarë, tre sanksione për mossfrytëzimin e rripit të sigurisë, katër sanksione për tejkalim në mënyrë të parregullt, tre masa ndaj motoçiklistëve, dyzet e tetë sanksione për parkim të automjeteve në mënyrë jo të rregullt.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.