Maqedoni
Të dhënat e para të regjistrimit shpallen nesër, Simovski: Përkundër të gjitha sfidave, është i saktë
29.03.2022 10:37
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, tha se ndihet posaçërisht krenar që ky regjistrim është efika...

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, në një intervistë për MIA-n, tha se ndihet posaçërisht krenar që ky regjistrim është efikas, profesional dhe i realizuar me sukses dhe është një prezantim dhe prerje e plotë, e saktë dhe precize e shoqërisë sonë.
Analiza e kryqëzuar e të gjitha të dhënave, Simovski, thotë se nuk lë hapësirë për manipulime dhe kur ke baza serioze të të dhënave përmes të cilave kontrollon disa herë të dhënat e mbledhura, mundësia e gabimit praktikisht nuk ekziston. Informacioni i saktë për gjendjen reale të popullsisë do t’i japë shtetit mundësinë për të krijuar politika që mund t’i përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve dhe biznesit.
Publikimi i të dhënave do të bëhet radhazi, sipas grupeve të të dhënave. Grupi i parë i të dhënave që do të publikohet nesër përfshin të dhëna për popullsinë totale rezidente, totalin e popullsisë jorezidente, gjininë, moshën, përkatësinë etnike, fenë, gjuhën amtare dhe gjuhën e zakonshme të familjes, numrin e banesave dhe numrin e familjeve. Grupi i dytë i të dhënave do të publikohen për karakteristikat arsimore dhe ekonomike të popullsisë, strehimin, familjet, aftësinë e kufizuar.
Statistikat janë pjesë e grupit të parë në procesin e negociatave me BE-në, që sipas Simovskit do të thotë se pa statistika asnjë kapitull nuk mund të hapet apo mbyllet. Statistikat, me përjashtim të Kapitullit 18 të saj, duhet të jenë mbështetëse për të gjithë kapitujt e tjerë.
