Maqedoni
Covid-19, gjatë javës pritet lehtësim i masave anti-Covid
29.03.2022 11:29
Nga gjithsej 1.192 analiza të kryera gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 48 raste të reja me COVID-19...

Nga gjithsej 1.192 analiza të kryera gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 48 raste të reja me COVID-19, që paraqet 4 për qind të të testuarve. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, shtatë janë riinfeksion. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar 253 pacientë të shëruar dhe dy të vdekur ndërsa numri i rasteve aktive është 1.834.
Lidhur me reduktimin e masave, Shtabi i Përgjithshëm Koordinues për përballje me Kovid në fund të javës së kaluar pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në shkollat fillore, rekomandim për prezencë fizike në fakultete, me apel të fortë për vaksinimin si të nxënësve ashtu edhe të stafit arsimor, të rritet kapaciteti maksimal i kapaciteteve në hapësirë të brendshme nga 50 për qind në 75 për qind, por edhe të shfuqizohet protokolli për ambientet e hotelerisë që kërkojnë certifikatë vaksinimi për hapësirat e hapura, ndërsa për pjesë të mbyllura mbetet detyrimi për posedim të detyrueshëm të certifikatës.
Propozimet janë dorëzuar në Qeveri dhe pritet të votohen dhe miratohen në seancën e qeverisë së kësaj jave. Në zhvillim është edhe karvani për promovimin e vaksinës kundër koronavirusi, që organizohet nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, USAID-it dhe UNICEF-it.
