Botë
Sulmi në qyetin Mykolaiv, tre persona ndërrojnë jetë
29.03.2022 14:23
Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë bërë me dije se kanë mbetur të vdekur tre persona...

Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë bërë me dije se kanë mbetur të vdekur tre persona nga sulmi ajror që u bë mëngjesin e sotëm në qytetin Mykolaiv në Ukrainë.
Me anë të një postimi, shërbimet thanë se deri më tani kanë arritur të nxjerrin të gjallë 18 persona që ishin në rrënojat e qytetit port jugor.
Mendohet se sulmi kishte në shënjestër liderin lokal Vitaliy Kim, i cili nuk ishte në ndërtesë në atë kohë. Ekipet e shpëtimit vijojnë punën në vendngjarje./Top Channel
