MPPS, plan operativ me masa aktive për punësim

29.03.2022 14:53

Me Planin operativ për programe.....

Me Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022 janë parapara 30 milionë euro.

Në këtë plan do të përfshihen 14685 persona të papunë, me theks të veçantë të rinjtë e papunë deri në 29 vjeç, të papunët një kohë të gjatë, si dhe përfituesit e asistencës minimale të garantuar.

“Qëllimi i planit operativ është që kategorive të rrezikuar të personave të papunë, të rinjve, grave, personave me aftësi të kufizuara, përfituesve të asistencës minimale dhe personave që kanë humbur punën për shkak të krizës së korona virusit të ju mundësohet një qasje më e mirë dhe më e lehtë në tregun e punës.”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trencevska.

Drejtori i Agjencisë për punësim, Bekim Murati, tha se këtë vit ndahen më shumë mjetë për realizimin e këtij plani dhe ju bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të drejtohen ne 30 qendrat për punësim.

Shpalljet e para publike për programin e vetëpunësimit dhe rritjen e subjekteve juridike dhe praktika do të publikohen duke filluar nga 5 prilli dhe pjesa tjetër do të publikohet në faza sipas planit dhe orarit të definuar. U bëj thirrje të gjithë personave të papunë dhe punëdhënësve që përmes qendrave rajonale të punësimit të aplikojnë për programet dhe masat për të cilat janë të interesuar.”,- tha drejtori i Agjencia për Punësim, Bekim Murati.

Programi më i kërkuar vetëpunësimi edhe këtë vit është pjesë e planit ku janë siguruar më tepër mjete për hapjen e bizneseve për 2 mijë persona. Përkrahja financiare për hapjen e një biznesi nga ana e një personi është 307.500 den. ndërsa  615 mijë denarë nëse subjekti themelohet nga dy persona.

Përveç këtij programi, me Planin operativ do të përfshihen programe të tjera për hapjen e vendeve të reja të punës, subvencionimin e pagave, punësim të drejtpërdrejtë të personave me aftësi të kufizuara, përfshirja e punëtoreve me kualifikim të ulët nëpër projektet publike si dhe trajnimi i punëtoreve. (Gazmend Kurtishi, TVM2)