Petrovska: Situata e sigurisë në RMV është stabile

29.03.2022 16:11

Vendit nuk i cenohet situata e sigurisë....

Vendit nuk i cenohet situata e sigurisë, ajo është e qëndrueshme, deklaroi ministrja e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska. Ndërsa sa i përket kërcënimeve hibride, RMV si pjesë e NATO-s, por edhe në përgjithësi si shtet në Ballkan është vazhdimisht nën ndonjë presion apo kërcënim potencial.

“Situata jonë e sigurisë është stabile bazuar në raportet të cilat i marrim rregullisht nga shërbimet dhe institucionet përgjegjëse për informim të rregullt. Nuk ka të dhëna për kërcënime të drejtpërdrejta në aspekt të sigurisë.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Në lidhje me largimin e diplomatëve rusë nga vendi ajo tha se Ministria e Punëve të Jashtme është kompetente të reagojë ndaj informacioneve që marrë nga shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës.

“Bëhet fjalë për rast ku është shkelur Konventa e Vjenës për sjelljen e diplomatëve në vendin tonë. Që do të thotë se me veprimet e tyre në një farë mënyre kanë shkelur, kanë tejkaluar kompetencat e tyre.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Për sigurinë e informatave të shkëmbyera me aleatët e NATO-s, ministrja Petrovska sqaroi se ato i marrin dhe kthehen përmes sistemit të komunikimit të kanaleve të NATO-s i cili është i sigurt.

“Një nga përfitimet kryesore të anëtarësimit në NATO është se vendi ka kapacitetin për të garantuar sigurinë e vet, por është gjithashtu pjesë e sistemit të sigurisë kolektive të Aleancës.”,- u shpreh Petrovska.

Petrovska komentet i bëri pas prezantimit të sistemit të ri të menaxhimit të brendshëm të prokurimeve publike në Ministrinë e Mbrojtjes.  (Leunora Kaliqi, TVM2)