Erdogan ndërmjetëson takimin Rusi-Ukrainë

29.03.2022 16:30

Vazhdon përpjekja për zgjidhje paqësore....

Vazhdon përpjekja për zgjidhje paqësore të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Delegacionet nga Kievi dhe Moska janë në takim në Stamboll, me ndërmjetësim të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Мes të pranishmëve është edhe oligarku rus, Roman Abramoviç. Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti i Ukrainës janë pika kryesore të diskutimit.

Sipas projekt kontratës, Rusia do të heqë dorë nga shkombëtarizimi i Ukrainës dhe do t’i lejojë Kievit të anëtarësohet në BE, me kusht nëse ajo heq dorë nga anëtarësimi i saj në NATO, gjithashtu Ukraina të mos zhvillojë armë bërthamore dhe as të ketë baza të huaja ushtarake në territorin e saj.

“Ndërprerja e luftës do të jetë në të mirën e të gjithëve, jemi futur në një periudhë ku duhet patjetër të arrijmë rezultate konkrete. Duke pasur parasysh fazën që kemi arritur, anëtarët e këtyre delagacioneve marrin përgjegjësinë historike. E gjithë bota pret lajme të mira.”,- tha presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kievi është skeptik për arritjen e një marrëveshjeje. Kryetari Zeleski insiston për takim kokë më kokë me homologun e tij rus, Vlladimir Putin, por Kremini vazhdon të konsiderojë se është shumë herët për një hap të tillë.

“Takimi është i nevojshëm kur të jetë i qartë rezultati për të gjitha pikat kyçe. Ne me vite të tëra flasim për ata pika, por Perëndimi nuk na dëgjonte.”,- theksoi diplomati i Rusisë, Sergej Lavrov.

Ukrainë, forcat ruse vazhdojnë bombardimet

Dhe derisa në tryezë mbahen takime, në teren vazhdon të zhvillohen luftime.

“Mbrojtësit e vendit po përparojnë në rajonin e Kievit, janë duke rikthyer kontrollin mbi territorin e Ukrainës, e çliruam edhe Irpinin. Okupatorët janë dëbuar nga Kievi dhe Irpini, por akoma është herët për të thënë se ky rajon është tërësisht i sigurt.”,- u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Në Odesa për momentin është qetë, por banorët përgatisin katakombet e lashta për strehim

“Kemi qenë në luftime të ashpra, janë hedhur raketa, bomba.”,- theksoi një ushtar ukrainas.

“Shpresojmë që do t’i mbrojmë këto ndërtime të bukura, rrugët dhe popullin.”,- tha një ushtar ukrainas.

SHBA-të vendosën gjashtë avionë-detarë, të specializuar për luftë elektronike dhe dyqind e dyzet anëtarë të marinës detare si mbrojtje përforcuese të NATO-s në Evropën Lindore.

Rezultati i luftës ekonomike është gjithashtu i pasigurt, Zerlenski insiston që sanksionet urgjentisht të shtrëngohen dhe të vendoset embargo për naftën. Kremlini paralajmëron Evropën, nëse nuk paguani me rubla, nuk do të keni gaz rus. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)