Komunikacioni po zhvillohet me vështirësi në kushte dimri

01.01.2015 11:15

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, me copëza të mbetura të borës nëpër rrugë....

Reshje të borës me intensitet të mesëm ka në Gostivar, Strazhë, Presekë dhe Negotinë, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit reshje të borës me intensitet më të dobët, e cila nuk mbetet nëpër rrugë.

Për shkak të temperaturave të ulëta në orët e mbrëmjes vërehet paraqitje e ngricës.

Ndalesë për qarkullim për automjetet e rënda transportuese ka në akset rrugore Gostivar - Mavrovë - Dibër, Dibër - Strugë, Strugë - vendkalimi kufitar Qafa e Thanës, si dhe kalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Gjavatë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. (mia.mk)