Maqedoni

Ahmeti priti në takim Shaip Kamberin

29.03.2022 17:04

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar delegacionin nga Presheva, të kryesuar nga Shaip Kamberi...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar delegacionin nga Presheva, të kryesuar nga Shaip Kamberi, bartës i listës së “Koalicionit të shqiptarëve” në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të tre prillit në Serbi.

“E përgëzova deputetin, Shaip Kamberi, për guximin dhe opozitarizmin që bën në Kuvendin e Republikës së Serbisë dhe bashkë diskutuam mbi situatën e përgjithshme politike në Luginë, si dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon. Deputeti Kamberi në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi garon për mandatin e dytë, e shqiptarëve u duhet një përfaqësim dinjitoz si i tij. Unifikimi i subjekteve politike është hap i rëndësishëm në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat shqiptarët atje po përballen ku bashkë vlerësuam se uniteti i partive politike shqiptare të Luginës, rreshtimi i duhur politik i tyre dhe stabiliteti i institucioneve janë shumë të rëndësishme.”,- ka shkruar Ahmeti në rrjetet sociale.