Futboll, sonte ndeshja RMV-Portugali
29.03.2022 17:08
Sonte zhvillohet ndeshja historike e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut...

Sonte zhvillohet ndeshja historike e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos.
Një mision i vështirë për futbollistët tanë, por jo i pamundur, megjithëse, sipas Ronaldos, botërori nuk mundet të luhet pa Portugalinë.
Por, trajneri Milevski ka deklaruar se përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nuk ka shkuar për turizëm, por me synimin për fitore të kësaj finaleje, që do të siguronte plasma në kampionatin botëror.
