Përfundoi takimi Ukrainë-Rusi në Stamboll, propozime për përafrim qëndrimesh
Përfundoi takimi i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll....

Përfundoi takimi i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll. SHBA-të, Britania e Madhe, Kina, Turqia, Franca, Kanadaja, Italia, Polonia dhe Izraeli mund të jenë garantues të sigurisë në Ukrainë, pas arritje së marrëveshjes, me mundësinë për ta mbyllur hapësirën ajrore me kërkesë të Ukrainës.
Delegacioni i Ukrainës e ka quajtur fitore transferimin e bisedimeve nga Bjellorusia në Turqi, ndërsa kanë theksuar se statusi neutral i Ukrainës do të thotë se vendi nuk do të ketë baza të huaja ushtarake.
“Fitorja jonë e parë është bartja e bisedimeve nga Bjellorusia në Turqi. E shohim Turqinë si një nga garancitë e sigurisë për Ukrainën.”,- tha shefi i delegacionit të Ukrainës, Dejvid, Arahamia.
Pala ruse ka thënë se ka ndërmarrë dy hapa konkretë për deeskalimin e konfliktit, ka premtuar se do t’i zvogëlojë në mënyrë drastike sulmet ushtarake në Kiev dhe Çernihiv. Përfaqësuesit rusë e vlerësuan takimin konstruktiv.
“Ishin monstruktiv, morëm propozime nga Ukraina që t’i analizojmë propozimet e tyre të qarta për përfshirje në bisedime. Bisedimet do të shqyrtohen në të ardhmen e shpejtë dhe do t’i dërgohen presidentit.”,- tha shefi i delegacionit të Rusisë, Vlladimir Nedinski.
Мes të pranishmëve është edhe oligarku rus, Roman Abramoviç. Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti i Ukrainës janë pika kryesore të diskutimit. Sipas projekt kontratës, Rusia do të heqë dorë nga shkombëtarizimi i Ukrainës dhe do t’i lejojë Kievit të anëtarësohet në BE, me kusht nëse ajo heq dorë nga anëtarësimi i saj në NATO, gjithashtu Ukraina të mos zhvillojë armë bërthamore dhe as të ketë baza të huaja ushtarake në territorin e saj.
Erdogan: Bota pret lajm të mirë
“Ndërprerja e luftës do të jetë në të mirën e të gjithëve, jemi futur në një periudhë ku duhet patjetër të arrijmë rezultate konkrete. Duke pasur parasysh fazën që kemi arritur, anëtarët e këtyre delagacioneve marrin përgjegjësinë historike. E gjithë bota pret lajme të mira.”,- tha presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Kievi është skeptik për arritjen e një marrëveshjeje. Kryetari Zelenski insiston për takim kokë më kokë me homologun e tij rus, Vlladimir Putin, por Kremlini vazhdon të konsiderojë se është shumë herët për një hap të tillë.
“Takimi është i nevojshëm kur të jetë i qartë rezultati për të gjitha pikat kyçe. Ne me vite të tëra flasim për ata pika, por Perëndimi nuk na dëgjonte.”,- theksoi diplomati i Rusisë, Sergej Lavrov.
Ukrainë, forcat ruse vazhdojnë bombardimet
Dhe derisa në tryezë mbahen takime, në teren vazhdon të zhvillohen luftime.
“Mbrojtësit e vendit po përparojnë në rajonin e Kievit, janë duke rikthyer kontrollin mbi territorin e Ukrainës, e çliruam edhe Irpinin. Okupatorët janë dëbuar nga Kievi dhe Irpini, por akoma është herët për të thënë se ky rajon është tërësisht i sigurt.”,- u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Në Odesa për momentin është qetë, por banorët përgatisin katakombet e lashta për strehim
“Kemi qenë në luftime të ashpra, janë hedhur raketa, bomba.”,- theksoi një ushtar ukrainas.
“Shpresojmë që do t’i mbrojmë këto ndërtime të bukura, rrugët dhe popullin.”,- tha një ushtar ukrainas.
SHBA-të vendosën gjashtë avionë-detarë, të specializuar për luftë elektronike dhe dyqind e dyzet anëtarë të marinës detare si mbrojtje përforcuese të NATO-s në Evropën Lindore.
Rezultati i luftës ekonomike është gjithashtu i pasigurt, Zerlenski insiston që sanksionet urgjentisht të shtrëngohen dhe të vendoset embargo për naftën. Kremlini paralajmëron Evropën, nëse nuk paguani me rubla, nuk do të keni gaz rus. (Farije Dauti - Bakiu, TVM2)
