Kovid-19, 6 të vdekur e 310 të infektuar
29.03.2022 18:46
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 310 persona të infektuar....

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 310 persona të infektuar me Kovid-19. Këto të infektuar kanë rezultuar nga 2.776 të testuar.
Po ashtu janë regjistruar edhe 355 të shëruar.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 4 të vdekur në 24 orët e fundit dhe dy të vdekur janë njoftuar nga “Termini im” më 26 mars. Aktualisht në vend ka 1.782 raste aktive me Kovid-19.
