Maqedoni
Parashikimi i motit
30.03.2022 09:03
Këtë të mërkurë, dita do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave...

Këtë të mërkurë, dita do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa pasdite përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin, ku mbizotëruese do të jenë në zonat perëndimore duke krijuar mundësi për reshje natën.
Temperaturat ditore do të lëvizin nga 7°C deri 22°C.
Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët. Temperatura Minimale do zbret në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20°C.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.
