Maqedoni
Shkup, sanksionohen 140 shoferë, 46 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
30.03.2022 10:02
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik..

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 sanksione.
Dyzet e gjashtë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejua, trembëdhjet gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë masa për përdorim të celularit, pesë sanksione për folie të pacertifikuara të vendosura (xhama të lyer), katër masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tre sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe), dhe tridhjet e tetë për parkim të paligjshëm.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.ë të sigurta.
