Maqedoni

Mos harmonizimi i pagave, KSL sot mban protestë paralajmëruese

30.03.2022 10:17

Konfederata e Sindikatave të Lira, sot do të mbajnë në protestë paralajmëruese para Kuvendit dhe Qeverisë...

Konfederata e Sindikatave të Lira, sot do të mbajnë  në protestë paralajmëruese para Kuvendit dhe Qeverisë, duke shprehur pakënaqësinë për mos harmonizimin e  pagave  me pagën minimale.
 
Prej kohësh nga KSL kërkohet harmonizimi i pagave me pagën minimale në mënyrë që të mos ketë situata në të cilat punonjësit në pozita të ndryshme dhe me nivele të ndryshme arsimore marrin të njëjtën pagë. Dje pasdite qeveria priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së  Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, për t’u dakorduar që të vazhdojë dialogu për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe sistematike. Por meqë nuk u arrit një marrëveshje konkrete , nga sindikata paralajmëruan se nuk heqin dorë nga greva e përgjithshme më 11 prill. 
 
“Përgjigja nga Qeveria ishte se jemi në krizë ekonomike, krizë me Ukrainën e të ngjashme, por pagat tona, mesatarisht 25.000 denarë, nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat elementare mujore. Në çerdhe kemi 10 vende të ndryshme të punës me 10 pikë të ndryshme për vlerësimin e punës, tani do të marrin të njëjtën page. Kjo  është shkelje e ligjit dhe e marrëveshjes  kolektive.", tha kryetari i SPASHK-ut Jakim Nedelekov, pas takimit.  
 
Qeveria këmbëngul se dialogu do të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për rritjen e numrit të të punësuarve në sektorin e arsimit.