Katar 2022 Portugalia, shuan ëndrrën e Maqedonisë së Veriut

30.03.2022 11:03

Portugalia dhe Polonia arritën të siguronin një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2022, duke fituar edhe ndeshjet e dyta të fazës playoff.....

Portugalia dhe Polonia arritën të siguronin një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2022, duke fituar edhe ndeshjet e dyta të fazës playoff.
 
Portugezët i dhanë mbrëmë fund ëndrrës së Maqedonisë së Veriut , duke ia e marrë biletën për në “Katar 2022”. Portugalia fitoi  me rezultatin 2-0, falë dy golave nga Bruno Fernenades. Shpresat për ftore nuk ishin të pakta , marrë parasysh që ekipi i RMV-së  në ndeshjen paraardhëse i befasoi të gjithë duke eliminuar kampionen e  Europës,  Italinë,  nga turneu më i rëndësishëm në futboll. Në sfidën tjetër që luhej për një biletë për në Katar, Polonia mundi 2-0 Suedinë, falë golave të Levandovskit dhe Zielinskit.