Maqedoni
Takimi Mariçiq-Edstadler, në fokus perspektiva e rajonit-integrimi në BE
30.03.2022 11:16
Ministrja federale për çështjet e BE-së dhe çështjet kushtetuese të Austrisë, Karoline Edstadler...

Ministrja federale për çështjet e BE-së dhe çështjet kushtetuese të Austrisë, Karoline Edstadler, sot po zhvillon vizitën zyrtare njëditore në vend.
Siç njoftoi Sekretariatit për çështjet evropiane, Edstadler takon zëvendëskryeministrin për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, me fokus perspektivën e integrimit evropian të rajonit, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe krizën e sigurisë. Në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, ministrja austriake do të takohet me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, si dhe takim me liderin e VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Të hënën Mariçiq është takuar edhe me ambasadorin austriak në vend, Georg Voutsas, me të cilin kanë biseduar për të njëjtat tema, si dhe për vizitën e Edstadler.
