Botë
Bisedimet Ukrainë Rusi, SHBA-të skeptike për uljen e sulmeve ruse
30.03.2022 11:39
Për herë të parë në pothuajse tre javë, Ukraina dhe Rusia folën drejtpërdrejt me njëra-tjetrën në Stamboll...

Për herë të parë në pothuajse tre javë, Ukraina dhe Rusia folën drejtpërdrejt me njëra-tjetrën në Stamboll. Diskutimet zgjatën rreth katër orë, me ndërprerje të herëpashershme.
Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë shprehën kujdes ekstrem ditëne djeshme pas sinjaleve se Rusia po zvogëlon operacionet e saj ushtarake pranë Kievit, duke sugjeruar se ata po prisnin të shihnin shenja më të forta të de-përshkallëzimit përpara se të bënin një vlerësim të synimeve të Moskës. Ndërsa SHBA-ja ka vëzhguar lëvizjet e forcave ruse larg Kievit, mbetet dyshimi se sulmi rus në Ukrainë do të përfundojë së shpejti.
Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur skeptik pasi Rusia pas negociatave të djeshme në Stamboll premtoi të zvogëlojë operacionet e saj ushtarake pranë qyteteve ukrainase të Kievit dhe Chernihiv. Dje, negociatorët nga të dyja palët morën pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll – gati pesë javë pasi forcat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt. Presidenti ukrainas Zelensky ka thënë gjithashtu se ukrainasit nuk janë njerëz naivë. Ata kanë mësuar tashmë gjatë 34 ditëve të pushtimit dhe gjatë tetë viteve të fundit të luftës në Donbas se mund t’u besojnë vetëm rezultateve konkrete.
Sulmet ushtarake të forcave ruse ndaj disa qyteteteve ne Ukrainë ka vazhduar gjatë ditës së djeshme. Qyteti i Mariupoit njoftohet të jetë rrafshuar tash më, Në qendër të Mariupolit janë shlyer nga faqja e dheut blloqe të tëra të ndërtesave kolektive, e përqindja e shkatërrimit në këtë qytet nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në Ukrainë. Këtë e konfirmojnë edhe imazhet satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies.
