Fillon obligimi për posedim të pasaportave energjetike
Me fillimin e Vitit të Ri 2015 fillon edhe obligimi për posedim të pasaportës energjetike, gjegjësisht certifikatë për karakteristike energjetike të ndërtesës me të cilën dëshmohet se ndërtimi i përmbush kushtet për efikasitet energjetik të parapara me Ligjin prë energjetikë....

Certifikatën do ta japë një person i autorizuar juridik dhe pa të ndërtimi nuk do të mund të vendoset në përdorim, ndërsa do të vlejë 10 vite.
Nga sot të gjithë subjektet që dëshirojnë të ndërtojnë objekt të ri do të jenë të obliguar të nxjerrin certifikatë për efikasitet energjetik. Me këtë, konsiderojnë përgjegjësit, do të vendoset kontroll i plotë në zbatimin e masave për efikaistet energjetik, duke filluar nga dokumentacioni projektues, e deri në finalizimin e objektit dhe dorëzimin e tij në përdorim.
Obligim që të posedojë pasaportë energjetike, në pajtueshmëri me Ligjin për energjetikë, do të kenë objektet dhe ndërtesat e reja, ndërtesat të cilat u janë nënshtruar rikonstruksionit të konsiderueshëm që, madje, nënkupton që vlera e përgjtihshme investuese e rikonstruksioni të jetë më e madhe se 25 për qind nga vlera e ndërtesës ose më shumë se 25 për qind nga sipërfaqja e izolimit të ndërtesës të jetë lëndë e rikonstruksionit, ndërtesa të cilat shiten, ndërtesa të cilat jepen me qira dhe ndërtesa që janë në pronësi ose janë blerë nga persona nga sektori publik ose janë ndërtesa me karakter publik.
Nga obligimi për posedim të certifikatës për efikasitet energjetik janë të liruar objektet individuale, ndërtesat e mbrojtura me akt të posaçëm për shkak të rëndësisë së tyre të posaçme arkitektonike ose historike, ndërtesat të cilat paraqesin trashëgimi e palëvizshme kulturore dhe tërësi përmendoresh ose monumente memoriale, ndërtesa për rite fetare ose aktivitete tjera religjioze, ndërtesat të cilat shfrytëzohen përkohësisht me kohë përdorimi prej dy vite ose më pak, halla prodhuese, ndërtesa industriale, punëtori, depo dhe ndërtesa jorezidenciale për veprimtari bujqësore të cilat kanë konsum të vogël të energjisë. Gjithashtu, janë të liruar edhe ndërtesat për banim të cilat shfrytëzohen ose janë bërë me qëllim që të shfrytëzohen për periudhë më të shkurtër se katër muaj gjatë vitit, ndërtesa të pavarura me sipërfaqe të përgjithshme shfrytëzimi më i vogël se 50 metra katrorë, objekte të përkohshme, ndërtesa ndihmëse të sistemeve për komunikime elektronike, ndërtesa të cilat nuk ngrohen ose ngrohen në temperetura deri +12 gradë dhe strehimoret.
"Për ndërtesa dhe njësittë e ndërtimit të cilat shiten ose jepen me qira nevojitet të sigurohet certifikatë për karakteristika energjetike. Madje, shitësit pse qiradhënësit të ndërtesave ose njësive të ndërtimit janë të obliguar që blerësve ose qiradhënësve t'u dorëzojnë certifikatën për karakteristike energjetike të ndërtesës në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter", shpjegojnë nga Ministria e Ekonomisë.
Nga atje theksojnë se detyrimi i pronarëve të patundshmërive që të posedojnë pasaportë energjetike për ndërtesat është pjesë edhe nga legjislativa e Bashkimit Evropian, drejt së cilës Maqedonia i aftëson rregullativat e saj.
"Pronarët e patundshmërive, të cilat nuk planifikojnë t'i shesin ndërtimet nuk duhet të posedojnë certifikatë për efikasitet energjetik. Por, nëse në të ardhmen vendosin t'i shpallin në shitje, detyrimisht do të duhet ta marrin dokumentin. Pasaporta energjetike do të jetë e detyrueshme dhe gjatë marrjes së miratimit për ndërtim", theksojnë nga Ministria e Ekonomisë.
Pasaporta energjetike, sqarojnë është elaborat që përmban të dhëna për klasën energjetike të objektit dhe e tregon konsumin vjetor të energjisë për ngrohje. Mund ta japin tregtarë individë ose persona juridikë me licencë për kryerje të kontrollit energjetik. Ata do të japin certifikatë, me të cilin konfirmohet se kërkesat minimale për efikasitet energjetik që përmbahen në proektin themelor janë në pajtim me kërkesat minimale për efikasitet energjetik të vërtetuar në rregulloren për karakteristika energjetike të ndërtesave. Forma dhe përmbajtja e vërtetimit është caktuar nga ana e Ministrisë së Ekonomisë me akte nënligjore. Për dhënien e vërtetimit tregtarët individë ose personat juridikë me licencë për kryerje të kontrollit energjetik do të paguajnë kompensim, vlerën maksimale të së cilës do ta nënshkruajë ministri i Ekonomisë me akte nënligjore. Momentalisht çmimi është 30 denarë për metër katror.
"Në periudhën e kaluar është zbatuar proces i dhënies së provimeve për kontrollor energjetik dhe deri më tani janë dhënë 11 licenca për kryerje të kontrollit energjetik. në këtë mënyrë praktikisht krijohet treg i shërbmeve, me të cilat mundësohet që përmes sistemit të verifikimit të karakteristikave të ndërtesave ekzistuese dhe njësive ndërtimore të jepen certifikata për karakteristika energjertike të ndërtesave", thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Ligji për ndërtim, parashikon që nga janari i vitit 2015 të shqiptohen gjoba prej 1.000 deri në 3.000 euro për persona fizikë dhe juridikë, të cilët nuk do të sigurojnë certifikatë për karakteristika energjetike të ndërtesës. (mia.mk)
