Botë

Sulm në Izrael, raportohet për pesë të vrarë

30.03.2022 12:03

Pesë persona janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez në një periferi të qytetit izraelit të Tel Avivit, sulmi i tretë brenda një jave....

Pesë persona janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez në një periferi të qytetit izraelit të Tel Avivit, sulmi i tretë brenda një jave.
 
Mediat botërore shkruajnë se sulmi ndodhi në Bnei Brak, një nga zonat më të populluara hebreje të vendit.Dëshmitarët e ngjarjes thanë se personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia izraelite.
Pamjet nga vendi i ngjarjes në Bnei Brak treguan autorin të veshur me të zeza duke qëlluar mbi njerëzit me pushkë në një rrugë dhe duke vrarë shoferin e një makine që kalonte.Policia tha se një oficer që qëlloi të armatosurin ishte në mesin e të vrarëve.Sulmuesi është identifikuar si një palestinez 26-vjeçar nga një fshat afër Jeninit, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, i cili më parë kishte qenë i burgosur në Izrael.
 
Kryeministri izraelit Naftali Bennett mbajti një takim urgjent sigurie dhe kabineti i tij i sigurisë do të mblidhet këtë të mërkurë.Edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, e dënoi sulmin.