Maqedoni

Rezultatet e regjistrimit, 29.52% e popullsisë në RMV janë shqiptarë

30.03.2022 12:56

Enti Shtetëror i Statistikave, shpalli rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare....

Enti Shtetëror i Statistikave, shpalli rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare.
 
Sipas rezultateve, Maqedonia e Veriut ka popullsi të përgjithshme prej 2.097.319, prej të cilëve 1.836.713 janë rezidentë, ndërsa 260.606 jorezidentë.
 
Më poshtë i keni të dhënat që sot u publikuan nga ESHS:
Janë regjistruar gjithsej 2.097.319 persona.
Rezidentë: 1.836.713
Jo rezidentë: 260.606
 
Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar:
54, 21 % maqedonas
29.52 % shqiptarë
3.98 % turq
2, 34 % rom
1.18 % serb