Maqedoni

Kumanovë, OKH “Merhamet” ndan pako humanitare

30.03.2022 13:55

Në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit, Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe OKH “Merhamet”...

Në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit, Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe OKH “Merhamet”, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, kanë vazhduar  karvanin e tyre të shpërndarjes së pakove me ndihma ushqimore e higjienike për familjet e rrezikuara sociale në rajonin e Kumanovës.
 
“Jemi munduar që të përfshijmë të gjithë territorin e RMV-së mbi 13 qytete. Sot jemi në Kumanovë dhe gjithsej do të ndajmë 491 pako, ku përfshihet qyteti i Kumanovës me rrethinë, komuna e Likovës, pothuajse kemi përfshirë gjithë rajonin e Kumanovës, andaj ne me vullnet të fuqishëm shprehim falënderim për donatorët. Shpresojmë që aktivitetet tona humanitare ne si organizatë do të kemi edhe në të ardhmen dhe do mundohemi të jemi sa më afër njerëzve që kanë nevojë, në veçanti në këtë periudhë të krizës ekonomike globale.”, tha Bekim Sulejmani nga OKH “Merhamet”.
 
Nga Organizata Kulturore  Humanitare  “Merhamet”, paralajmëruan se me aktivitete të ngjashme humanitare për familjet e rrezikuara sociale do të vazhdojnë edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

FATLUMI AQIFI