Hiqen maskat në arsimin fillor, KSI propozon heqjen e maskave për shkollat e mesme
Nxënësit e shkollave fillore më nuk e kanë detyrim mbajtjen e maskave....

Nxënësit e shkollave fillore më nuk e kanë detyrim mbajtjen e maskave, pasi Qeveria mbrëmë e pranoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për lehtësimin e masave për filloristët.
Nxënësit që dëshirojnë të mbrohen mundet edhe më tutje të mbajnë maska, ndërsa mbajtja e maskave për mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë do të jetë e detyrueshme.
“Erdha në shkollë pa maskë dhe është shumë mirë sepse dëgjojmë më mirë, më lirshëm lexojmë.”.- tha një nxënës.
“Më mirë dëgjojmë tani dhe prej maskës nuk marr lirisht frymë, tash është shumë më mirë.”,- theksoi një nxënës.
“Pothuajse të gjithë nxënësit erdhën pa maska, por ka disa fëmijë që mbajnë maska për shkak të rekomandimit nga prindërit e tyre, por nga ana jonë të gjithë fëmijët u pritën pa maska në mëngjes.”,- deklaroi mësimdhënësja, Petranka Zdravkovska.
Përskaj kësaj, Qeveria vendosi që të ketë ligjërata me prani fizike për studentët me respektimin e masave preventive për të parandaluar Kovid-19, si mbajtja e distancës fizike, dezinfektimi i amfiteatrove dhe rekomandimet për vaksinim të studentëve dhe kuadrit mësimor në fakultete.
KSI po ashtu vendosi të rekomandojë heqjen e obligimit për mbajtjen e maskave për nxënësit e shkollave të mesme.
Zëdhënësi, Zllate Memedoviq, e arsyeton këtë vendim në bazë të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike në vend dhe i rekomandon Qeverisë, përveç kësaj, të organizohen edhe ekskursione për nxënësit. (Flutura Latifi, TVM2)
