Palestinezët iu bashkangjitën GJPN-së, Izraeli paralajmëroi masa "hakmarrëse"
Autoritetet palestineze dje njoftuan se i janë bashkangjitur Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), me qëllim që ta padisin Izraelin për krime lufte....

Hapi i këtillë i palestinezëve pason pasi që në Këshillin e Sigurimit të KB-së është refuzuar rezoluta palestineze me të cilën kërkohet tërheqje izraelite në afat prej të vitesh.
"Ne duam të ankohemi. Ekziston agresion kundër nesh, kundër vendit tonë. Këshili i Sigurimit na zhgenjeu", theksoi presidenti palestinez Mahmud Abaz në takimin me udhëheqësinë palestineze në Ramallah.
Ai edhe më parë u kërcënua se do t'i bashkangjitet GJPN-së në qoftë se rezoluta nuk aprovohet.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se vendi i tij do të ndërmerr "hapa hakmarrës", por nuk kumtoi hollësi.
"Ai i cili duhet të frikësohet nga GJPN-ja është Administrata palestineze, e cila ka Qeveri të unitetit me Hamasin, organizatë terroriste si Shteti Islamik, e cila kryen krime lufte", theksoi Netanjahu.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Edgar Vaskez deklaroi se SHBA-ja ashpër e kundërshton hapin e këtillë dhe paralajmëroi se ai është "kontraproduktiv dhe aspak nuk do të kontribuojë për realizim të aspiratave të popullit palestinez për shtet sovran dhe të pavarur".
