Maqedoni
KSI me rekomandim: Të hiqen maskat edhe në shkollat e mesme
30.03.2022 16:03
Komisioni për Sëmundje Infektive ka vendosur që të rekomandojë heqjen e obligimit...

Komisioni për Sëmundje Infektive ka vendosur që të rekomandojë heqjen e obligimit për mbajtjen e maskave nga nxënësit e shkollave të mesme. Zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq, ka theksuar se deri te një rekomandim i tillë vjen pasi gjendja epidemiologjike në vend po përmirësohet.
“Gjendja epidemiologjike ka trend në rënie po zvogëlohet numri i hospitalizimeve po zbrazen kapacitetet spitalore, kemi zvogëlim të numrit të personave të infektuar, prandaj Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi të rekomandojë heqjen e maskave në shkollat e mesme.”,- tha zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.
Mbetet rekomandimi që kuadri arsimor dhe personeli teknik në shkolla të mbajnë maska. Mehmedoviq njëherit ka theksuar se Komisioni rekomandon që të lejohet edhe organizimi i ekskursioneve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Ai njëherit përsëriti apelin për rritjen e trendit të vaksinimit të popullsisë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
