Qendra për trajnim policor, certifikatë për akreditim ndërkombëtar

30.03.2022 16:35

Qendra për trajnim policor mori certifikatën....

Qendra për trajnim policor mori certifikatën e parë për akreditim ndërkombëtar, e cila do të hapë perspektiva të reja për të punësuarit në strukturat e sigurisë.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, dhe ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns, thanë se kjo do të jetë motiv shtesë që të vazhdohet zhvillimin dhe funksionimin e  suksesshëm  të kësaj qendre.

“Me marrjen e akreditimit ndërkombëtar, Qendra për Stërvitje Policore është qendra e parë arsimore e këtij lloji në këtë vend, e cila dedikohet jo vetëm për nevojat e ministrisë, por edhe për të gjitha institucionet që punojnë në zbatimin e ligjeve dhe autorizimeve. Jam i bindur se në marrjen e kësaj certifikate hapen mundësi për perspektiva të reja arsimore dhe edukim i mëtejshëm profesional të strukturave të sigurisë.”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

“Sot është ceremonia e ndarjes së certifikatave të policëve të cilat me sukses kanë kaluar trajnimin e tyre për akreditim ndërkombëtar, ku të njëjtat kanë plotësuar standardet e kërkuara. Urime, nuk ishte e lehtë, mirëpo puna nuk ndalon këtu dhe sot, pasi që ju do t’i nënshtroheni akreditimit, çdo tre vite dhe shfrytëzoheni këtë mundësi për të vazhduar avancimin.”,- tha ambasadorja e SHBA në Shkup, Kejt Meri Bërs.

Qendra për trajnim policor fillojë me punë në vitin 2008 si rezultat i transformimit të akademisë së atëhershme policore. (Rexhep Qamili, TVM2)