Maqedoni

Ministrja austriake Edstadler në Shkup: Euriointegrimi të bëhet me vepër

30.03.2022 16:54

Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimi Evropian dhe bisedimet duhet të fillojnë gjatë presidencës franceze...

Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimi Evropian dhe bisedimet duhet të fillojnë gjatë presidencës franceze, tha ministrja austriake për BE, Karoline Edstadler.
 
Sipas saj, ky vit është vendimtar për të ardhmen evropiane të rajonit, duke marrë parasysh agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat e mundshme nga ky konflikt. Ajo shpreson se problemet me Bullgarinë do  të mund të zgjidhen në afat të shpejt.
 
“Dy vjet kaluan, ka ngecje dhe kjo ngecje duhet të ndërpritet. Ne si Bashkim Evropian do të bëjmë çmos për këtë rajon, për  Maqedoninë e Veriut para së gjithash, që të merr një perspektivë të besueshme me fakte, për të cilat flasim me dekada. Duhet të veprohet,  jo vetëm të ketë fjalë. Jam optimiste se tash është momenti i duhur për këtë kurs. Jam takuar edhe me bullgarët dhe ata kanë ndjenjë të mirë se problemet do të mënjanohen dhe do të punojnë për çështjet bilaterale, e cila do t’i hap rrugën eurointegrimit të RMV-së.”,- deklaroi ministrja austriake për BE, Karoline Edstadler.
 
Mariçiq për bisedimet me Bullgarinë: Me rëndësi të kemi marrëveshje dinjitoze
 
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Mariçiq, pret nga Bashkimi Evropian t’i hap dyert e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Thotë se me Sofjen zyrtare duhet të gjendet marrëveshje që nuk prek identitetin gjuhësor dhe historik të maqedonasve.
 
“Për neve është me rëndësi që të kemi një zgjidhje dinjitoze e cila në asnjë mënyrë nuk do ta dëmtojë të drejtën tonë për vet–përcaktim, gjuhën dhe identitetin maqedonas. Bisedojmë për të gjitha çështjet e hapura dhe qëllimi ynë është të gjemë zgjidhje dinjitoze e cila do t’i obligojë palët ta implementojnë atë për çka do të merren vesh.”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.
 
Zyrtarja austriake Edstadler është takuar edhe me kryeministrin Kovaçevski, me ministrin e  jashtëm Osmani dhe me politikanët  tjerë vendor. Zyrtarët e vendi i kanë përcjellë ministres austriake mesazhin se integrimi i RMV-së në BE është më se i nevojshëm për stabilitetin e rajonit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU