Maqedoni
Kompanitë austriake, interesim për bashkëpunim me kompanitë në RMV
30.03.2022 18:13
Tetë kompani austriake kanë shprehur interesim për bashkëpunim me kompanitë në Maqedoninë e Veriut...

Tetë kompani austriake kanë shprehur interesim për bashkëpunim me kompanitë në Maqedoninë e Veriut. Siç informojnë nga OEM, në forumin e biznesit të mbajtur në Shkup, u inkurajua bashkëpunimi i kompanive austriake dhe kompanive shtetërore në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.
“Kompanitë po kërkojnë partneritete me firmat vendase për të zbatuar projekte. Ky forum biznesi do të ndihmojë në identifikimin e lidhjeve më të mira të biznesit dhe për të realizuar investime.”,- deklaroi udhëheqësja e Departamentit të Tregtisë në Ambasadën Austriake në Beograd, Erika Teoman Brener.
“U njoftuan me infrastrukturën, projektet infrastrukturore, veçanërisht në fushën e hekurudhave si potencial më të madh në këtë moment që e kemi në vendin tonë, veçanërisht lidhur me buxhetin e ri të BE-së ku një numër i madh fondesh ndahet për infrastrukturën, një përqindje e madhe e atyre mjeteve janë posaçërisht për infrastrukturën e hekurudhave.”,- u shpreh drejtori gjeneral i "Hekurudhave të Maqedonisë ", Hari Llokvenec.
“Ne kemi një prezencë të 15 kompanive austriake, të cilat janë të interesuara në radhë të parë për bashkëpunim me kompanitë e ndërtimit që punojnë në fushën e infrastrukturës por edhe me institucionet vendase që shpallin tenderë në fushën e infrastrukturës.”,- u shpreh menaxherja e odës ekonomike, Jadranka Arizankovska.
Austria është partneri ynë i 18 tregtar, por si investitor kompanitë austriake janë në vendin e dytë. Investimet e tyre janë kryesisht në fushën e ndërtimit, financave, bankave, telekomunikacionit dhe sektorit të energjisë.
SEDAT SELIMI
