Pesë anëtare të reja të KS të KB-së
01.01.2015 12:26
Këshilli i Sigurimit i KB-së prej sot deri më 31 dhjetor të vitit 2016 do të ketë pesë anëtare të reja jo të përhershme - Angolën, Venezuelën, Spanjën, Malajzinë dhe Zelandën e Re....

Këto pesë vende do t'i zëvendësojnë këto struktura kyçe të organizatës botërore Australinë, Argjentinën, Luksemburgun, Korenë Jugore dhe Ruandën.
Në KS të KB-së ka gjithsej 15 shtete, nga të cilat Rusia, Kina, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Franca janë anëtare të përhershme, ndërsa gjysma e 10 të tjerave zgjedhen në periudhë dyvjeçare nga ana e Asamblesë së përgjithshme.
