Komisioni Evropian përshëndeti regjistrimin në RMV
30.03.2022 19:37
Komisioni Evropian e ka përshëndetur regjistrimin në Maqedoninë e Veriut....

Komisioni Evropian e ka përshëndetur regjistrimin në Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar si arritje të madhe.
Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit, zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero, për agjencinë MIA ka deklaruar se e përshëndesin regjistrimin e realizuar për herë të parë që nga viti 2002.
“Kjo është arritje e madhe, të dhënat e përditësuara për popullsinë janë esenciale për planifikim dhe implementim të politikave adekuate sociale, demografike dhe ekonomike për përfitim të të gjithë qytetarëve.”,- ka deklaruar Pisonero.
