Rusia e mori kryesimin me BRIKS
Rusia këtë vit bëhet kryesuese me Grupin BRIKS (Brazili, Rusia, Kina, India dhe Afrika e Jugut).....

Në urimin e Vitit të Ri të presidentit rus Vladimir Putin deri te kolegu afrikanojugor Xhejkob Zuma është shprehur qëllimi i Moskës që të kontribuojë për përforcimin e ndikimit të BRIKS-it në skenën botërore gjatë kryesimit rus.
Në samitin paraprak në qytetin brazilian Fortaleza në korrik të vitit të kaluar u nënshkrua marrëveshje për formim të Bankës zhvillimore BRIKS, e cila duhet të bëhet një prej bankave zhvillimore multilaterale më të mëdha, me kapital themelues prej 100 miliardë dollarëve, selia e të cilës do të jetë në Shangai.
Këtë verë në Ufa do të mbahet samit i këtij grupi të vendeve të cilat shpejtë zhvillohen, ndërsa deri atëherë është planifikuar zgjidhje e çështjes për kryetar dhe zëvendëskryetar të kësaj strukture financiare.
