“Portalb.mk” shënon 10 vjetorin e themelimit, Zylbehari: Të punojmë për të ardhmen e vendit
“Portalb.mk” ka festuar sot 10 vjetorin e themelimit....

“Portalb.mk” ka festuar sot 10 vjetorin e themelimit, me ç’rast u organizua një panel diskutimi mes të rinjëve dhe kolumnistëve të “Portalbit” me temë “Vizioni për Maqedoninë e Veriut”.
Kryeredaktorja e këtij portali Elita Zylbehari, tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë për të ardhmen e vendit.
“Sot jemi këtu për të shënuar përvjetoein e ‘Portalbit’, me një panel diskutimi mes panelistëve tonë dhe të rinjëve. Idea është që të gjithë se bashku të folim për të ardhmen e Maqedonisë, vizionin tonë për një ardhmëri të përbashkët e cila duhet të bazohet në vlera demokratike” – tha Kryeredaktorja e “Portalb.mk”, Elita Zylbehari.
Në këtë përvjetor ishin të ftuar dhe gazetarë nga televizionet lokale dhe atyre kombëtare, të cilët shkëmbyen mendime lidhur me Vizionin e Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. (Visar Sadiki, TVM2)
